Nga Naingolan tek Ikardi, Interi “shah mat” në 5 lëvizje. Ja planet e Spaletit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 22:55

Nga Naingolan tek Ikardi, Interi “shah mat” në 5 lëvizje. Ja planet e Spaletit…

Emocionet në mak simum. Publiku i ngrohtë dhe i zhurmshëm. Lëvizje spektakolare të kampionëve në fushë. Vendime arbitrale. Lista vetëm ka nisur: variablat për të adresuar një derbi janë thuajse të pafundme. Dhe jo të kontrolluara. Megjithatë, e vetmja përgjigje e mundshme lidhur me kaosin në botë është ta përballosh me një plan të thurur mirë. Trajnerët elitarë, në këtë aspekt, cilësohen si “maniakë të kontrollit”: mbi variabla të tilla nuk mund të punohet, për pjesën e mbetur ekziston fusha, videot, shpjegimet.

perisic-icardi-vecino-esultanza-inter-ottobre-2017_1539866484-1825415

Mos prisni “magji” taktike nga Luçiano Spaleti në sfidën me Xhenaro Gatuzon. Po kërkon të injektojë siguri në skuadër dhe kanavaca bazë do jetë ajo e ndeshjeve të fundit: moduli 4-2-3-1, presing i lartë (kur ta mundësojë situata), kujdes në mbrojtje, ndërtim i lojës nga prapavija, më shumë variante në lojën sulmuese. Por, sfida me Milanin paraqet veçori ndaj të cilave Interi do përpiqet të përgjigjet në mënyrë të përpiktë. Do i duhet t’i bllokojë “Djallit” armët më të mira, të paraprijë lëvizjet e kundërshtarit dhe të përgjigjet. Plane racionale për të arritur lëvizjen më të rëndësishme: “shah mat”.

Rregullat për Azamoahn, kujdes Suson

Përveçse Higuainit, duke u bazuar te derbit e kaluar, “kërcënimi” është Zhezus Suso. Duke u nisur nga e djathta, hyn në qendër për të shkarkuar të majtën. Do i takojë Kuaduo Azamoahs detyra për t’u marrë me të: kryesore do jetë t’i ndalet ajo lëvizje, duke e kushtëzuar t’i drejtohet vijës fundore (në mënyrë që të “pranojë” një krosim me të djathtën; cilësi të cilën megjithatë spanjolli ka nisur ta përmirësojë ndjeshëm gjatë ndeshjeve të fundit), kështu që rreziku të pakësohet nga starti i aksionit. Fitimi i “një kohe loje” (si në shah, kur vazhdimisht përpjekja është të qëndronte një lëvizje përpara rivalit) është thelbësor për t’i lejuar Shkrinjarit e Brozoviçit të ndihmojnë, veçanërisht kur Kalabria do avancojë në të djathtë (duke detyruar Azamoahn ta ndjekë) dhe Kesi do lëvizë për të kërkuar boshllëkun.

123

Skuadër “kullash” në goditjet standarde

Goditjet standarde mund të zhbllokojnë ndeshje të tendosura si derbi. Interi nga korneri dhe faullet anësorë mund të bazohet te një skuadër “kullash” në gjendje të shqetësojë çfarëdolloj mbrojtjeje. Nga rivëniet këndore një nga variantet e përdorura më shpesh parashikon që Ivan Perisiç të niset pranë portierit kundërshtar, për të dalë në shtyllën e parë, ku i bashkohet edhe një “kullë” e dytë (në rastet më të shumta është Roberto Galjardini ose Matias Vesino). Mauro Ikardi në qendër mund të gjejë lëvizjen sipas instinktit “killer” prej bomberi, ndërsa Milan Shkrinjar ose Stefan de Vraj presin në limitet e zonës momentin e duhur për t’u lëshuar në brendësi të zonës në shtyllën e dytë. Raxha Naingolan pret jashtë zonës kundërshtare për goditjen direkte apo një top të larguar.

1234

Perisiç në të majtë kërkon kundërsulmin

Interi paraqitet më mirë kundër skuadrave që “luajnë” futboll hapur, pa u mbyllur vazhdimisht në mbrojtje. Do ndodhë, në disa faza, edhe në derbi. Kundërsulmet vertikale janë një zgjidhje që skuadra zikaltër po perfeksionon: në teori topi i rikuperuar në fazën mbrojtëse (zakonisht nga Milan Shkrinjar ose Stefan de Vraj) duhet të arrijë në kohën më të shpejtë të mundshme në këmbët e Marselo Brozoviçit (megjithëse në të shumtën e rasteve kroati e rifiton vetë): “regjisori” kërkon Ivan Perisiçin që niset me shpejtësi në krahun e tij të majtë ose, më shpesh, Raxha Naingolanin në qendër të mesfushës. Sepse “Ninxha” më pas ka më shumë se një zgjedhje: t’i afrohet zonës kundërshtare me topin në këmbë nëse ka hapësirë të lirë, të shërbejë Ivanin ose të kërkojë lëvizjen e Mauro Ikardit.

12345

Naingolan, “xhol” dhe anti-Bilia

Por, belgu Raxha Naingolan nuk është një fantazist me “kohë të plotë”, sepse në fazën mbrojtëse shndërrohet në mesfushor të shtuar. Me modulin 4-2-3-1 në mënyrë që të evitohet inferioriteti në mesfushë është e nevojshme që ish-mesfushori i Romës të tërhiqet te kundërshtari që ka topin në zotërim (edhe nëse nuk e humbet ai i pari sferën). Mesfushori do “pickojë” pra, vazhdimisht, Lukas Bilian (“regjisorin” e besuar të Rino Gatuzos), duke shfrytëzuar (pse jo) superioritetin e tij fizik, edhe për t’i lejuar skuadrës të vendoset si “pasqyrë” përballë kundërshtarit (Roberto Gajardini përballë Xhek Bonaventurës, Marselo Brozoviç përballë Kesit): duhet evituar medoemos superioriteti i kuqezinjve, veçanërisht nëse sulmuesit anësorë të “Djallit” do sulmojnë në një formë skeme 4-5-1.

123456

Nëse Brozoviç bllokohet, topi nis nga De Vraj

Një tjetër fazë mbi të cilën trajneri Luçiano Spaleti këmbëngul shumë: ndërtimi i aksionit nga reparti mbrojtës. Zgjidhjet janë të kodifikuara kur Samir Handanoviç shërben rivënien fundore nga porta; në rastet më të shpeshta dy qendërmbrojtësit u afrohen krahëve (respektivisht Shkrinjar në të djathtë dhe De Vraj në të majtë), Marselo Brozoviç tërhiqet prapa (një start i aksionit tanimë “klasik”, duke u nisur që taktikat e Guardiolës). Shpeshherë, Interi lë mbrojtësin e djathtë në linjën e mbrojtësve të qendrës dhe niset me katër edhe në fazën e ndërtimit të aksionit. Milani do kërkojë me çdo kusht të ndalë me presing burimin “Brozoviç”: nëse kjo ndodh do i përkasë Stefan de Vrajt detyra për të krijuar sulmin, të kalojë presingun e parë dhe të kërkojë anësorët ose qendërmesfushorët në vertikale.

1234567

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"