Nga lojtarët e afruar në merkato te huazimet, Nikaj: Pogradeci, garanci për 10 vite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2024 | 23:40

Nga lojtarët e afruar në merkato te huazimet, Nikaj: Pogradeci, garanci për 10 vite

Pogradeci u spostua për pesë ditë në qytetin e Durrësit, duke vazhduar aty përgatitjet për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të shumta të dëborës në qytetin juglindor. Në një prononcim për “Panorama Sport”, trajneri Samuel Nikaj komentoi përgatitjet, si dhe hyrje-daljet nga skuadra gjatë merkatos.

nikaj

“Këtë pjesë të seancave që zhvilluam në Durrës nuk mund ta quaj fazë përgatitore, pasi ngarkesat i kemi marrë që në Pogradec. Shfrytëzuam kohën e mirë që ishte në Durrës për të përgatitur taktikisht skuadrën, pasi kemi pasur edhe afrime lojtarësh që duhen ambientuar sa më shpejt me grupin.

Po punojmë për një plan afatgjatë, pasi lojtarë si Bega, Blacëri e Pilinçi, që janë huazuar përkatësisht në Devoll dhe Maliq, do të jenë e ardhmja e Pogradecit. Bashkë me Torollarin, Lipon, Maxharin, Balliun, Mertkolën, Xhajollarin, Bajraktarin dhe Angjelin, do të jenë baza e ekipit pas dy vitesh.

Pogradeci do ketë përafërsisht 10 vite këtë bazë lojtarësh. Sa u përket afrimeve të janarit, Peqini dhe Goga, janë të dy sulmues me shumë cilësi, por duan kohën e vetë të përshtaten dhe besoj do të na ndihmojnë shumë. Jemi të hapur, si për afrime dhe për largime””, ka thënë trajneri i liqenorëve.

REDI DANDALLAKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"