Nga kërcënimet me gjyq te ulja e pagës, si erdhi krisja e Koliçit me Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2018 | 15:06

Nga kërcënimet me gjyq te ulja e pagës, si erdhi krisja e Koliçit me Kukësin

Enea Koliçi ka qenë një nga pikat më të forta të Kukësit në këto tre sezone. Por, si nisi çarja e tij me klubin? Në sezonin 2016- 2017 kur morën titullin, pogradecari zhvilloi një kampionat fantastik dhe ky ishte edhe kulmi i tij me këtë fanellë, ku zhvilloi plot 35 takime si titullar. Asokohe, gardiani u shpall dhe portieri më i mirë i sezonit në Superligë. Mbas atij edicioni të mrekullueshëm, Koliçi kërkoi kontratë të re dhe me kushte të reja sigurisht.

Kolici

Priste dyfishim rroge, gjë që në fillim nuk u pranua nga klubi, e që në atë kohë portieri kërkoi të largohej. Kukësi jo vetëm që e “bllokoi”, por pati edhe deklarata dhe kundërdeklarata, për të çuar çështjen në FIFA. Palët reflektuan dhe situata nuk agravoi deri në gjyq. Klubi i dyfishoi rrogën nga 2500 në 5000 mijë euro, gjë që zgjidhi edhe kontradiktat. Ky ishte dhe konflikti i parë mes palëve.

kOLICI

Ndërsa sezoni që sapo u mbyll, nuk ishte i njëjtë për portierin në aspektin sportiv, pasi mbas javës së 25-të, ai humbi vendin e titullarit. Krisja midis Kukësit dhe Koliçit u forcua që në humbjen e Kukësit në Gjirokastër me rezultatin 2-1, më 14 mars të këtij viti. Pas asaj sfide nuk luajti më, pra për 8 takime rresht vendin e tij e zuri Stivi Frashëri. Ky i fundit bëri me të vërtetë paraqitje të mira, derisa u dëmtua ndaj Teutës, 4 javë nga fundi i kampionatit.

Kolici

Në atë kohë, presidenti Gjici u mërzit shumë me performancën e portierit, e më pas mërzia e tij u reflektua në fushën e lojës, ku Koliçi u la në stol për shumë kohë. Por, prishja e marrëdhënieve, ku gardiani kërkoi largimin nga Kukësi ishte kur klubi afroi Faton Malokun, plus që ata mendonin që t’i ulnin rrogën 32-vjeçarit, gjë që nuk u pranua kurrsesi nga ai. Koliçi paguhej 5 mijë euro neto në muaj te Kukësi. Tashmë, gardianin e ndjekin ekipe si Partizani e Flamurtari në Superligë, ndërsa duke pasur pasaportë greke, ai ka disa oferta nga klube nga Greqia e Qipro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"