Nga ish-mesfushori i Bajernit te Hoxha, 7 lojtarë premtues pajisen me pasaportë shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2023 | 23:18

Nga ish-mesfushori i Bajernit te Hoxha, 7 lojtarë premtues pajisen me pasaportë shqiptare

Arbnor Muja ishte futbollisti, i cili mori nënshtetësinë shqiptare dhe në muajin shtator, ashtu siç ka raportuar edhe gazeta më parë, do të marrë një ftesë nga trajneri Silvinjo për ndeshjet kundër Çekisë dhe Polonisë.

muja

Teksa lojtari i lindur në Mitrovicë nuk ka më pengesë prej pasaportës, “Panorama Sport” mëson se drita jeshile është ndezur edhe për 7 lojtarë të tjerë që kanë marrë nënshtetësinë shqiptare, ku disa prej tyre janë pjesë e ekipeve kombëtare dhe disa jo.

SHTATË PASAPORTA – Medon Berisha, mesfushori i cili ka lindur në Zvicër është pajisur me pasaportën shqiptare dhe tashmë do të jetë gati për ndeshjet zyrtare të muajit shtator që Shpresat do të luajnë. 19-vjeçari mban edhe shiritin e kapitenit dhe pritet të udhëheqë këtë grup drejt kualifikimit në Europianin e kësaj grupmoshe.

E njëjta gjë vlen edhe për Arda Kurtulan, i cili kaloi nga Maqedonia e Veriut U-21 te kuqezinjtë dhe po ashtu është pajisur me pasaportë dhe do të jetë gati për trajnerin Alban Bushi. Shtetas shqiptarë janë bërë edhe Agan Mjaki dhe  Behar Ismaili, edhe këta pjesë e Shpresave dhe deri tani, së bashku me Berishën dhe Kurtulan, ishin aktivizuar vetëm në ndeshje miqësorë që Shqipëria U-21 ka zhvilluar.

nenshtetesia

Ndërkohë, me dekretimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, të katër futbollistët janë zyrtarisht shtetas shqiptarë dhe mund të përfaqësojnë ngjyrat kuqezi edhe në eliminatoret e Europianit U-21, por gjithashtu kanë rrugën e hapur edhe për të qenë më vonë pjesë e Kombëtares A.

Ndërkohë shtetësinë shqiptare e ka marrë edhe Lindon Ajeti, i cili ka qenë pjesë e ekipeve kombëtare U-17 dhe U-19.

Arber-Hoxha

Nuk mbaron me kaq pasi Arbër Hoxha, sulmuesi i cili luan për Slaven Belupon në Kroaci dhe ka tri ndeshje me Kosovën e është përfolur disa herë për t’u grumbulluar me kuqezinjtë, është pajisur me pasaportë shqiptare.

1169231_imgw968

I fundit është Meritan Shabani, i lindur në Gjermani dhe luan për Grashopersin, teksa në të kalurën ka qenë pjesë e moshave të Bajernit të Mynihut.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"