Nga fitimi i Champions League te suksesi në “Master Chef Vip”, kush është ish-futbollisti i Milanit dhe Junajtid që po shkëlqen në… kuzhinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2023 | 20:55

Nga fitimi i Champions League te suksesi në “Master Chef Vip”, kush është ish-futbollisti i Milanit dhe Junajtid që po shkëlqen në… kuzhinë

Futbolli për të tashmë është thjesht një kujtim! Jesper Blomqvist, ish-mesfushori i Milanit dhe Mançester Junajtid,  ka  konkurruar në edicionin “Masterchef Vip” në Suedi duke u shpallur fitues.

MASTER SHEF

Nga fitimi i Champions League te triumfi i Master Chef Vip Suedi. Kanë kaluar 24 vite dhe jeta e Jesper Blomqvist, i cilët fitoi “tripletën” në vitin 1999, ka ndryshuar shumë që atëherë.

Pas fitimit të Premier League, FA Cup dhe Champions League në 1999, Blomqvist , i lindur në vitin 1974, vazhdoi të luante për disa vite. Pasi “vari këpucët në gozhdë”, Jesper e vuri në përdorim pasionin e tij dhe hapi një piceri pranë në Stokholm, duke marrë vlerësime shumë pozitive. Pak vite më parë, u shpërblye nga Gambero Rosso dhe u përfshi në listën e institucioneve më të mira evropiane nga guida «50 Top pizza» .

Blomqvist nuk është një emër i panjohur për futbollin italian ku midis Milanit dhe Parmës ai është aktivizuar 48 herë në Serie A dhe duke realizuar 2 gola. Ndërkohë që në Premier League ish-mesfushori suedez ka zhvilluar 43 ndeshje.

Jesper-Blomqvist

Fanellën e Milanit, ish-mesfushori e veshi në sezonin 1996-1997, ku numëroi 20 paraqitje. Ndërsa më pas kaloi te Parma dhe Junajtid. Karrierën 48-vjeçari e mbylli te Hamarbi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"