“Nga fëmijë në burrë”, Verona me postim prekës për Kumbullën: Do jesh gjithmonë pjesë e familjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 22:43

“Nga fëmijë në burrë”, Verona me postim prekës për Kumbullën: Do jesh gjithmonë pjesë e familjes

Futbollisti i Kombëtares, Marash Kumbulla, bëri një hap të rrëndësishëm në karrierën e tij, duke u transferua te skuadra e Romës, pas sezonit spektakolar te klubi i Veronës në Serinë A.

kumbulla

Pas këtij transferimi (huazim për 2 vite me të drejtë blerje), faqja e Veronës bëri një postim prekës për mbrojtësin shqiptar, i cili u rrit te verdheblutë.

“Nga fëmijë, në burrë. Nga një lojtar me premisa, në kampion. Fat të mbarë Marash, do të jesh gjithmonë pjesë e familjes sonë”, shkroi klubi i Veronas në faqen zyrtare.

 

20-vjeçari i formuar te akademia veroneze, ishte një nga lojtarët më të kërkuar në merkaton e verës, teksa zgjoi interesin e shumë klubeve presigjioze italiane si dhe jashtë saj.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"