Nga Doka tek Uzuni, notat pozitive të ndeshjes vëllazërore ndaj Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2020 | 11:42

Nga Doka tek Uzuni, notat pozitive të ndeshjes vëllazërore ndaj Kosovës

Ramën Çepele, edhe pse vetëm 17 vjeç, ka bërë një debutim fantastik. Me gjithë penalltinë e vjedhur ndaj tij me shumë eksperiencë nga Muriqi, djaloshi dha sinjalet e duhura se shpejt mund të jetë një tjetër “Kumbulla” për Kombëtaren. Albi Doka dha gjithashtu premisat se është fituar një anësor i nevojshëm.

Doka Cepele

Me Ismajlin nga pas, djaloshi dha siguri që në debutim. Kalimi në Kroaci i ka dhënë një marsh më shumë performancës së tij. Me eksperiencën dhe aktivizime të tjera, mund të ketë shpërthime deri në fundore. Uzuni thjesht… fantastik. Bën të gjithë linjën, jep asist dhe bën gol në fitoren 2-1.

Protagonist absolut dhe tregues i qartë se forma te Ferencvaroshi nuk është rastësi. Bekim Balaj tregon edhe një herë “muskujt”. Shkodrani ishte në vendin e duhur dhe me prekjen e duhur për të zhbllokuar një ndeshje që dukej se s’do të kishte gol asnjëherë. Hoxhallari, Selahi dhe Ismajlgeci e kalojnë gjithashtu klasën dhe japin shpresë për të ardhmen e Kombëtares.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"