Nga debutimi me Parmën te Kombëtarja, rrëfimi special i Dermakut: Ju tregoj sulmuesin më të vështirë në Serinë A për t’u markuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2020 | 21:07

Nga debutimi me Parmën te Kombëtarja, rrëfimi special i Dermakut: Ju tregoj sulmuesin më të vështirë në Serinë A për t’u markuar

 Është 195 cm i gjatë  dhe peshon 90 kilogramë, kolos i “verdhekaltërve”. Kështu e nis shkrimin media italian “calciomercato” për Kastriot Dermakun, qendërmbrojtësin e Kombëtares, i cili është pjesë skuadrës së Parmës.

dermaku-696x460

Në sezonin e parë në Serie A, Dermaku luajti në 11 ndeshje deri në ndalimin e futbollit për shkak të pandemisë dhe me të në fushë, ekipi i udhëhequr nga D’Aversa ka humbur vetëm dy herë. Ai ka luajtur kundër Lukakut e Xhekos, por duelin më të vështirë e cilëson atë me Rodrigo Palasion.

“Është i shpejtë dhe lëviz gjithmonë në momentin e duhur. Është e pamundur ta ruash, edhe pse në shtëpi u kthyem me një pikë ndaj Bolonjës, ishte ndeshje e komplikuar”, u shpreh Dermaku fillimisht.

Ai veç të tjerash foli edhe për debutimin në Serinë A me Parmën si dhe dëbutimin me Kombëtaren, më 10 tetor, ku edhe gjeti rrugën e rrjetës.

“Debutimi më Parmën në Serinë A që do të mbetet gjithmonë në kujtimet e mija, gjithçka ndodhi shumë shpejt. Të shtunën në mëngjes mora vesh se do të kem mundësinë të luaj, pasi Bruno Alvesh ishte i dëmtuar, e thirra menjëherë babin tim në Kosovë dhe ai udhëtoi në Itali me avion e parë. Ishte emocionuese sepse fituam 5:1 në një ndeshje të madhe. Një ditë do ta kujtoj më shumë dashuri.

kastriot dermaku

Për sa i përket debutimit me Kombëtaren, Dermaku u shpreh: “Panuçi më dha shansin t’i bashkohem Kombëtares, ishte ëndërr. Kur dëgjova, nuk mendova dy herë. Tani kam raporte të mira me Rejan, më ka dhënë vetëbesim. I kanë sjellë shumë eksperiencë ekipit.

dermaku shqiperi france

Shpresojmë të bëjmë më mirë se në dy vjetët e fundit dhe do të ishte mirë të kualifikoheshim në një garë të rëndësishme”, nënvizoi ai, duke thënë se ndihet shqiptar pasi është gjuha të cilën e flet në shtëpi me familje dhe se shkon shpesh edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"