Nga Butrinti te Luftëtari, Barka: Fanella dhe emri i klubit më tunduan, misioni ynë është zona… “play off”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2022 | 18:42

Nga Butrinti te Luftëtari, Barka: Fanella dhe emri i klubit më tunduan, misioni ynë është zona… “play off”

Stilian Barka mendon se ka bërë zgjedhjen e duhur, ndonëse ndarjen nga Butrinti e kishte të vështirë. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, mbrojtësi 26-vjeçar foli edhe për objektivat sezonalë.

Luftetari Permeti2

“Disa herë më ka kontaktuar profesor Kristidhi, për të marrë shërbimet e mia. Fanella dhe emri i klubit më tunduan, ndaj nuk e mendova refuzimin.

Të jesh pjesë e AF Luftëtarit, të imponon më shumë obligim. Këtu ndihemi si në shtëpi, pasi na kanë mirëpritur dhe respektuar. Jemi në kushte të mira akomodimi dhe kemi shoqëri të sinqertë me njëri-tjetrin, pra jemi një familje e vërtetë.

Objektivi? Ditë pas dite, javë pas jave ekipi po harmonizohet dhe kolaudohet për t’u renditur mes më të mirëve. Zona e ‘play off’-it është misioni ynë për t’u përmbushur. Që ta realizojmë këtë, na duhet punë, përkushtim dhe përqendrim”, përfundoi Barka.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"