Nga Bare te Cikalleshi, 5 futbollistë rrezikojnë sfidën ndaj Francës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2019 | 13:49

Nga Bare te Cikalleshi, 5 futbollistë rrezikojnë sfidën ndaj Francës

Janë plot pesë lojtarë të Kombëtares që rrezikojnë sfidën e luksit me Francën më 17 nëntor, e cila do të zhvillohet në stadiumin e ri në kryeqytet, që për dekada me radhë ka mbajtur emrin “Qemal Stafa”.

Cikalleshi gol

Sokol Cikalleshi, Keidi Bare, Kastriot Dermaku, Amri Abrashi dhe Taulant Xhaka, nëse ndëshkohen me kartonë të verdhë në sfidën e 14 nëntorit me Andorrën, humbasin kësisoj takimin me Francën. Sipas rregullores së UEFA-s, një lojtar pezullohet për ndeshjen tjetër pas tre kartonëve në tri ndeshje të ndryshme.

Me Andorrën trajneri Reja duhet të bëjë llogaritë vetëm pa mesfushorin Klaus Gjasula, i cili me kartonin që mori ndaj Moldavisë, plotësoi numrin tre të tyre. Gjatë këtij edicioni asnjë lojtar nuk është ndëshkuar me të kuq.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"