Nga 2-0 në 2-2, Kolela për barazimin ndaj Bylisit: Ju tregoj pse nuk morëm dot fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2020 | 16:24

Nga 2-0 në 2-2, Kolela për barazimin ndaj Bylisit: Ju tregoj pse nuk morëm dot fitoren

Xhiovani Kolela, ka folur pas barazimit ndaj 2-2 ndaj Bylisit, në një ndeshje ku fierakët kaluan në avantazh të dyfishtë. Kolela për “Gol pas Goli”, u shpreh se gjithçka që ndodhi sot ishte për shkak se skuadra ishte e re.

KOLELA

“Jemi një skuadër e re dhe mund të bëjmë gjëra shumë të mira, por edhe gjëra shumë të këqija. Mund ta fitonim ndeshjen, por këto janë gjëra që ndodhin në një skuadër të re.

Kur është një skuadër e re, pa eksperiencë në Superiore, sipas meje, sot ishte impenjimi maksimal, për mua pas ndeshjes, sot morëm një përgjigje shumë të mirë.”, u shpreh Kolela.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"