Nexhipi: Ne besojmë se mund të kualifikohemi ndaj Torpedos, deklaratat e Cungut…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2018 | 20:44

Nexhipi: Ne besojmë se mund të kualifikohemi ndaj Torpedos, deklaratat e Cungut…

Nexhipi ka besim te ndeshja e kthimit ndaj Torpedos dhe fton tifozët të mbështesin ekipin. Në një intervistë për “Supersport”, ish-mesfushori i bën një “skaner” ndodhive të fundit. Deklaratave të Cungut por edhe afrimeve të fundit.

Nexhipi 2

Ndeshja ndaj Torpedos

Mendoj që nuk ishim të gatshëm në aspekt psikologjik. Na u shkaktuan shumë probleme jo të zakonshme, pasi 3 lojtarët tonë kyç nuk ishin me ekipin. Kishim momente të mira gjatë takimit por nuk mund ta fajësosh Rexhinaldon. Ai atë ditë mbërriti në Gjeorgji. Ndeshja e parë kaloi si kaloi. Në futboll nuk dihet gjërat, ne e pamë kualitetin e Torpedos. Duhet të kemi besim dhe mund ta kalojmë. Gjej vendin ti ftoj tifozët në stadium për të na mbështetur. Kemi qenë të lodhur tejmase. Kanë bërë të pamundërën për të na e marë ndeshjen. Skemi pasur probleme të tilla më parë.

Cungu

Nuk na shkoi ndeshja si duhej. Mund të them se Cungu u nxitua me deklaratat. Ai e di që nuk ka shumë përgjegjësi në këtë pasi nuk ka shumë që ka ardhur. Kjo çështje është e mbyllur. Kemi kualitet në grup. Me 2 afrime të tjera do të ploëtsohemi.

Nexhipi

Merkato

E dimë kualitetin e Cuculit. Njohjet e mia ndikuan për të ardhur këtu. Do ta rrisi nivelin me përvojën e tij. Edhe lojtari i Juventusit, mesfushori, do të tentojë të tregojë veten këtu. Do të na ndihmojë shumë. Me presidentin do mundojmë shumë ti plotësojmë Cungut çdo kërkesë.

Për kampionatin

Do të jemi pretendet për titull. Duhet të fillojë kampionati që të shikojmë ekipet e tjera por ka shumë besim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"