Nevoja për mesfushor qendre, Dinamo “piketon” ishin e Tiranës dhe Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2024 | 21:59

Nevoja për mesfushor qendre, Dinamo “piketon” ishin e Tiranës dhe Kukësit

Dinamo po has vështirësi për të gjetur një mesfushor qendre në këtë merkato dimri. Janë paraqitur disa pista, por për një arsye apo një tjetër, nuk janë konkretizuar.

VESEL LIMAJ

Gazeta mëson se klubi kryeqytetas po përpiqet sërish për të afruar Vesel Limajn nga Ballkani. Limaj ishte një objektiv i bluve që në fillim të merkatos së janarit, madje u duk fakt i kryer, por më pas kjo pistë sikur u zbeh.

Tani rikthehet në skenë dhe mbetet të shihet, nëse do të ketë një marrëveshje me ekipin kosovar për të sjellë përsëri në Superiore ish-lojtarin e Tiranës dhe Kukësit. Limaj nuk ka pasur një aktivizim të rregullt te Ballkani, megjithatë nuk është e lehtë që kampionët e Kosovës ta lëshojnë në këtë moment. Bisedimet vazhdojnë, ndërkohë që po shihen edhe mundësi të tjera për të bërë goditjen në mesfushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"