Nesër shorti i raundit paraeliminator të Champions-it, klubi shqiptar zbulon 2 rivalët e mundshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2021 | 21:43

Nesër shorti i raundit paraeliminator të Champions-it, klubi shqiptar zbulon 2 rivalët e mundshëm

Nesër në orën 12:00do të hidhet shorti i raundit paraeliminator të Champions-it, ku do të jetë pjesëmarrëse edhe Prishtina, skuadra kampione e Superligës së Kosovës.

PRISHTINA

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi kryeqytetas ka zbuluar 2 rivalët e mundshëm në këtë short. Ato janë kampionët e Andorrës, Inter d’Escaldes dhe kampionët e San Marinos, Folgores.

Prishtina 2

Një prej këtyre 2 skuadrave do të jetë pengesa e Prishtinës për të kaluar në raundin e parë të Ligës së Kampionëve. Aty ku bën pjesë edhe Teuta, skuadra kampione e Kategorisë Superiore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"