Nëntë asiste këtë sezon, Trashi renditet mes mbrojtësve të majtë më në formë të Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2020 | 23:54

Nëntë asiste këtë sezon, Trashi renditet mes mbrojtësve të majtë më në formë të Europës

Lorenc Trashi është një nga futbollistët më të spikatur të Partizanit sezonet e fundit. Këtë gjë e vërtetojnë edhe statistikat e gramshiotit, i cili ka qenë protagonist absolut me paraqitjet e tij, te kampionët në fuqi të Partizanit.

lorenc trashi

Edhe pse ky sezon i të kuqve nuk ngjan me atë të kaluarin, Trashi duket i njëjti. Mbrojtësi i majtë këtë sezon ka arritur të shërbejë plot 9 asistime.

trashi kombetare

Me këtë rekord ai e vendos veten në mesin e mbrojtësve të majtë më në formë në Europë. Në një artikull special të bërë nga “lasapuestasdeas.com”, Trashi renditet përkrah mbrojtësve të rëndësishem në futbollin Europian si Aleksander Arnold, Hakimi, Tejes, etj. I majti difensiv me më shumë asiste është Barisiç i Reinxhers, me 14 të tillë.

MBROJTËSIT E DJATHTË ME MË SHUMË ASISTE:

Xhejms Tavernier (15 asiste)

Aleksandër Arnold (14 asiste)

Arshaf Hakimi (10 pasime)

MBROJTËSIT E MAJTË ME MË SHUËM ASISTE:

Barisiç (14 asiste)

Erkin (11 asiste)

Trashi (9 asiste)

Nuno Sekueira (9 asiste)

Tejes (9 asiste)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"