Në vend të dytë dhe në rrugë të mbarë, Cungu lë mënjane elozhet për Laçin: Nuk është maksimumi ynë, duhen përmirësime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2019 | 18:46

Në vend të dytë dhe në rrugë të mbarë, Cungu lë mënjane elozhet për Laçin: Nuk është maksimumi ynë, duhen përmirësime

Armando Cungu nuk dëshiron që Laçi të ulë ritmin në kampionat. Pas fitoreve të thella 3-0 ndaj Flamurtarit dhe 4-0 ndaj Luftëtarit, tekniku i skuadrës kurbinase kërkon që lojtarët e tij të shkojnë në Ballsh për të marrë maksimumin nga ballafaqimi me Bylisin ditën e nesërme.

cungu
Paraqitjet e fundit në kampionat – Jam i kënaqur me lojën dhe rezultatin e skuadrës në sfidën e javës së shkuar me Luftëtarin. Kjo nuk do të thotë se ky është maksimumi ynë. Kemi nevojë për përmirësime dhe për të bërë më mire.

Mungesat – Kemi pak probleme sepse na mungon Shehu, një pikë e rëndësishme në mesin e fushës. Duam të menaxhojmë situatën duke marrë më të mirën me lojtarët dhe grupin që kemi gati.

laci
Kundërshtari i radhës – Bylisi nuk duhet nënvlerësuar dhe do të jetë një ndeshje e fortë.  Duke shprehur vlerat tona më të mira në fushë, duam që të marrim maksimumin në këtë ndeshje”, përfundoi tekniku Armando Cungu.

Laçi renditet në vendin e dytë në kampionat me 25 pikë, dy më pak se Kukësi kryesues. Kurbinasit po bëjnë një sezon tepër mbresëlënës, ndërsa është rihapur sërish tema për të luftuar për titullin kampion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"