“Në Tetovë është -8 gradë, duhet të blejnë dru”, ironia therrëse e kapitenit të Vardarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2019 | 17:00

“Në Tetovë është -8 gradë, duhet të blejnë dru”, ironia therrëse e kapitenit të Vardarit

Rivalitet i ashpër jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në rrjetet sociale. Portieri i Vardarit, Filip Gacevski, i cili është njëkohësisht edhe kapiteni i skuadrës, ka “thumbuar” së fundmi, skuadrën shqiptare të Shkëndijës, duke vënë në dukje diferencën me 8 pikë që këto skuadra kanë nga njëra-tjetra.

KAPITENI I VARDARIT

Gacevaski nuk nguron të bëjë ironi, duke deklaruar se temperaturat në Tetovë kanë shkuar -8 dhe se kundërshtarët duhet të blejnë sa më shumë dru për dimër.

“Edhe pse shumë nuk besuan tek ne, ne besuam që në fillim. Besuam tek tifozët tanë, stafi profesionit dhe njerëzit që drejtojnë klubin. Në Shkup aktualisht është +8 gradë, ndërsa në Tetovë -8. Atyre do t’iu duhet të blejnë sa më shumë dru për dimër. Vardari është krenari, Vardari është Maqedoni”, deklaroi Gacevski.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"