Në stadium për Juve- Milan, skuatët e Dortmundit “gjuajnë” dy lojtarët italianë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2019 | 14:15

Në stadium për Juve- Milan, skuatët e Dortmundit “gjuajnë” dy lojtarët italianë

Juventusi dhe Milani u ndeshën mbrëmjen e djeshme në Torino, me bardhezinjtë që arritën një fitore me shifrat 1-0. Dibala ishte ai që vendosi sfidën me një gol në minutën e 77-të.

alesio romanjoli

Kjo përballje tërhoqi vëmendjen jo vëtem të tifozëve, por edhe vëzhguesve të klubeve. “Calciomercato.it”, bën me dije se në stadium ishin skautët e Dortmundit, për të vëzhguar dy mbrojtësat italianë, Alesio Romanjoli dhe Daniele Rugani.

Rugani.Juve.2018.19.concentrato.1080x648

Mbrojtësi i Milanit luajti nga minuta e parë dhe tregoi një formë të mirë, por në rastin e golit, nuk dha siguri. Ndërkaq Rugani nuk luajti asnjë minutë, kjo pasi në vendin e tij, u aktivizua rikthyeri De Ligt.

Nuk dihet nëse njerëzit e Dortmundit janë bindur për hapa të mëtejshëm, por në fund shijuan një sfidë shumë të luftuar.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"