Në shtëpi me Juventusin/ Barzalji dhe Matri ndërpriten nga një mik i “paftuar”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2020 | 17:05

Në shtëpi me Juventusin/ Barzalji dhe Matri ndërpriten nga një mik i “paftuar”

Ka qenë radha e ish-mbrojtësit, Andrea Barzalji dhe ish-sulmuesit, Alesandro Matri për t’u shfaqur në rubrikën “Në shtëpi me Juventusin”, e cila është një lidhje direkte që transmetohet në kanalin e Juventusit në YouTube.

juve

Të dy ish-lojtarët kanë folur për kohën në karantinë dhe kujtimet me fanellën bardhezi, por në një moment janë ndërprerë nga një mik i “paftuar”, ish-mesfushori Andrea Pirlo.

Pirlo Juve

Barzalji: Jam në Torino vetëm. I shtyj ditët, duke bërë disa gjëra. Ha mëngjes, lexoj, bëj telefonata dhe bëj stërvitje në shtëpi. Unë shikoj gjithashtu dhe seriale.

barzalji

Matri i ndjente më shumë ndeshjet. Ai e kishte fanellën gjithmonë me djersë, duke qenë se ishte në presjon. Në rast se humbte ndonjë rast, gjithmonë e ngushëllonte një sulmues.

Matri: Jeta ime diktohet nga vajzat, sepse jam në Milano me familjen. Dita është shumë e angazhuar edhe pse koha ecën me vështirësi. Te Juventusi kam qenë shpesh objekt shakash. Ata talleshin me mua si brenda dhe jashtë fushës.

inter+vs+Juventus+1-2+Matri

Pirlo: Kam luajtur tre ndeshje vetëm me këmbën e majtë, sepse kisha probleme në gjurin e këmbës tjetër. Goli më i mirë me Juventusin është ai në derbi në sekondat e fundit.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"