Në pritje të zyrtarizimit të duelit të madh me Furin, trajneri i Xhoshua i habit të gjithë: Janë ndeshur në vitin 2010, fitoi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2021 | 16:30

Në pritje të zyrtarizimit të duelit të madh me Furin, trajneri i Xhoshua i habit të gjithë: Janë ndeshur në vitin 2010, fitoi…

Përballja mes dy boksierëve britanik, Tajson Furi dhe Antoni Xhoshua po pritet me interes të madh nga të gjithë sportdashësit teksa shumë e cilësojnë këtë sfidë si një ndër më të mëdhatë e këtij sporti.

xhoshua

Në pritje të zyrtarizmit të duelit, fakte të tjera kanë dalë në dritë teksa thuhet se dyshja është ndeshur 11 vite më parë në një sfidë sparingu të nivelit amator. Furi, asokohe kishte 3 vite si boksier profesionist ndërsa Xhoshua ende ishte një i ri që stërvitej në palestrën e zonës ku banonte.

Këtë detaj e ka zbuluar trajneri i Xhoshuas në atë kohë, Sen Mërfi, i cili rrëfeu se Tajson Furi erdhi në palestrën e tyre dhe u shpreh se nëse ndokush do ta rrëzonte me nokaut do t’i jepte Roleksin që kishte në dorë.

furi

Sipas Mërfit, Xhoshua bëri më mirë në këtë sfidë amatore duke goditur disa herë pastër gjigandin britanik, por hipotezat për këtë përballje kanë qenë të shumta pasi askush nuk tregon një version të saktë të asaj që ka ndodhur në të vërtetë.

Dueli mes dy boksierëve anglez pritet të zhvillohet këtë verë në Arabinë Saudite, teksa mendohet se do të jetë një nga eventet më të mëdha në historinë e boksit.

statistik

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"