Në pritje të fillimit të kampionatit, klubi i Kategorisë së Parë nuk zhvillon asnjë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2020 | 18:25

Në pritje të fillimit të kampionatit, klubi i Kategorisë së Parë nuk zhvillon asnjë…

Këtë të shtunë Turbina nuk programoi asnjë miqësore, ndryshe nga sa ka ndodhur më parë. Stafi teknik mori këtë vendim, duke menduar për të ruajtur lojtarët nga ndonjë dëmtim në prag të kampionatit, që mendohet të nisë javën e ardhshme.

Turbina

Fundjava vazhdoi me stërvitje për cërriaksit. Edhe pse ka luajtur shumë ndeshje miqësore, te Turbina nuk ka pasur dëmtime dhe trajneri Troisi është i qetë për këtë fakt.

Ai ka përzgjedhur 25 lojtarët më të mirë nga 50 që ka testuar në fazën përgatitore. Turbina e nis kampionatin në transfertë, ndaj Flamurtarit në Vlorë, ku trajneri brazilian shkon si ish.

Mariglen Miraka

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"