“Në këtë ndeshje na mungoi gjithçka”, Vukiçeviç nuk kursehet: E vetmja gjë pozitive ishte që pësuam gol me penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2022 | 21:54

“Në këtë ndeshje na mungoi gjithçka”, Vukiçeviç nuk kursehet: E vetmja gjë pozitive ishte që pësuam gol me penallti

Trajneri i Laçit, Dejan Vukiçeviç, e ka cilësuar humbjen e sotme të merituar. Në mikrofonin e “Oversport” ai theksoi se skuadra nuk kishte bërë asgjë siç duhej për të synuar pikë ndaj Partizanit.

bandicam 2022-08-29 21-42-15-971

“Nuk më pëlqyen shumë gjëra në këtë ndeshje, dua të uroj Partizanin për fitoren. Na ka munguar gjithçka në këtë ndeshje, agresiviteti, shpejtësia, mbajtja e topit, qarkullimi. Shumë lojtarë ishin nën nivelin e tyre dhe ndaj humbëm ndeshjen.

Keni humbur praktikisht çdo top të dytë, kishim probleme dhe humbëm të gjithë duelet, bëmë gjithçka keq në këtë ndeshje dhe shkaktuam penallti.

Nuk mendoj se ekipi varet nga Mazrekaj, nëse një ekip varet nga një lojtar, nuk është ekip futbolli, Nuk duhet ta mendojmë në këtë mënyrë. Nga ai pritet shumë pasi është një lojtar shumë i mirë ndaj shumë gjëra varen nga ai.

Nuk ishte vetëm mesfusha problemi, ne ishim përgatitur mirë, por nuk luajtëm siç deshëm. Partizani ka një ekip të mirë, janë të përqendrua, ne kishim mënyrën tonë të lojës. Nuk më pëlqeu mënyra se si e interpretoi skuadra.

Gjithçka që bëmë ishte problem në këtë ndeshje, e vetmja gjë pozitive është që pësuam gol me penallti dhe jo me aksion. Reaguam pas golit që pësuam por ishte shumë pak për të ndryshuar fati e kësaj ndeshje”, tha Vukiçeviç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"