Në Këlcyrë mungonin vijëzimet, Gramozi pret drejtësi nga Disiplina

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2020 | 15:13

Në Këlcyrë mungonin vijëzimet, Gramozi pret drejtësi nga Disiplina

Ndryshe nga çdo takim tjetër, kolonjarët kanë mbetur tepër të zhgënjyer nga ajo që u ndodhi në Këlcyrë. Fusha ku u luajt ndeshja ishte në gjendje të rënduar, madje i mungonte edhe vijëzimi.

Tallashi

Vetëm pas këmbënguljes së drejtuesve të klubit të Gramozit janë kryer vijëzimet me ndërprerje, sikur luhej midis dy ndërmarrjeve para viteve ’90. Nuk ka mjaftuar kjo, por sipas lojtarëve të Gramozit edhe gjykimi ishte në dëm të tyre.

Sipas tyre, penalltia e Këlcyrës nuk ishte. Gramozi zhvilloi një nga ndeshjet më të mira jashtë fushe dhe e meritoi pikën. Klubi kolonjar i ka dërguar FSHF-së një shkresë, me anë të së cilës kërkon 3 pikët nga Disiplina.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"