Në hall prej COVID-it, Shehi do drejtojë ekipin me telefon ndaj Teutës. Halili SMS lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2021 | 10:09

Në hall prej COVID-it, Shehi do drejtojë ekipin me telefon ndaj Teutës. Halili SMS lojtarëve

Do të jetë një e shtunë vendimtare për Tiranën, kjo për vet pozicionin në renditje. Tirana është larg Europës dhe pas humbjes me Kukësin situata është bërë edhe më e komplikuar. Bardheblutë shpëtojnë nëse ia dalin që të fitojnë me Teutën, por makinerisë kampione i mungojnë disa pjesë. Së pari, trajneri Orges Shehi.

Orges Shehi

Durrsaku do të drejtojë nga shtëpia me telefon sfidën me Teutën. Do të japë udhëzime për trajnerët që janë në fushën e lojës, paçka gjendjes shëndetësore që s’ka qenë e mirë. Një sakrificë për skuadrën e tij. Nga ana tjetër, skuadrës i ka ardhur një SMS prej presidentit Refik Halili. Ky i fundit ka qenë shumë zhgënjyer nga humbja me Kukësin.

Shpresonte që skuadra e tij do të mundte verilindorët, duke vazhduar serinë e fitoreve. Gjithsesi, ai ka kërkuar nga grupi që të fitojë me Teutën.

Kjo do të thoshte jo vetëm kthesë, por edhe pikë për bardheblutë. Tre pikët do të stoponin durrsakët dhe do të ngjisnin kampionët, të cilët këtë kampionat kanë qenë të masakruar prej fatit të keq, dëmtimeve dhe merkatos jo funksionale, e cila nuk solli pothuajse asgjë. Tani bardheblutë po kalojnë edhe valën e COVID-it.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"