“Në estradën e Ballshit vendosën parodistët e Vlorës”, ja moviola për ndeshjen Bylis-Luftëtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2020 | 10:41

“Në estradën e Ballshit vendosën parodistët e Vlorës”, ja moviola për ndeshjen Bylis-Luftëtari

Pas përfundimit të ndeshjes mes Bylisit dhe Luftëtarit, trajneri i gjirokastritëve, Neritan Novi shprehej: “Erdhëm në ‘estradën e Ballshit’, por aktruan parodistët e Vlorës”, duke iu referuar kështu vendimeve të marra nga gjyqtarët në këtë ndeshje. Më poshtë mund të shikoni edhe rastet e diskutueshme të ndeshjes së zhvilluar në “Adush Muça”:BYLIS LUFTETARI

2′ Mëllugja ndërhyn brutalisht me të dyja këmbët ndaj Gresild Likës në anësore, por mungon ndëshkimi nga arbitri Llapra me karton të verdhë.

28′ Pretendime të Bylisit për prekje të topit me dorë nga Puci brenda zonës, por pamjet filmike tregojnë se “sfera” e ka kapur në bark.

32′-33′ Malçi kroson në zonë te Ntepe pas një aksioni në krahun e majtë të sulmit ballshiot. Nigeriani, në përpjekje për të goditur me kokë, rrëzohet pas duelit me Bastri Malajn. Arbitri Llapra akordon penallti, ndërsa gjirokastritët protestojnë. Rast shumë i dyshimtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"