Në Berat kthejnë “sytë” nga të rinjtë, dy futbollistë 17-vjeçarë po promovohen te Tomori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2024 | 20:21

Në Berat kthejnë “sytë” nga të rinjtë, dy futbollistë 17-vjeçarë po promovohen te Tomori

Drejtuesit e Tomorit nuk kanë humbur kohë sa i përket aktivizimit të futbollistëve të rinj vendës dhe me perspektivë. Në ndeshjen e fundit kundër Flamurtarit u aktivizuan 3 lojtarë 17-vjeçarë, sulmuesi Klejdon Arbëri, qendërmbrojtësi Gledi Kule dhe mesfushori Sajdi Hamzaj.

Gledis Kule dhe Sajdi Hamzaj

Në lidhje me këtë moment të tij, Gledi Kule për “Panorama Sport” u shpreh: “Gjithçka më është dukur si një surprizë e bukur, por edhe një vlerësim maksimal kur trajneri Droboniku më besoi për të luajtur me skuadrën e parë kundër Flamurtarit në Vorë. Është një vlerësim, por edhe detyrim që duhet t’ia kthejë me paraqitje pozitive në fushë. Trajneri na e ka bërë të qartë, se vetëm me punë do të arrijmë gjithçka, prandaj dhe ky besim mbetet për t’u justifikuar nga ana ime”. Ndërsa mesfushori Sajdi Hamzaj tha:

“Emocionet bëjnë të veten, por ne të rinjve na ka dhënë një ndihmë shumë të madhe trajneri Droboniku dhe stafi. Ata na njohim mjaft mirë sepse na kanë trajnuar te ekipet e zinxhirë dhe na kanë mbështetur vazhdimisht për të larguar emocionet si dhe duke na inkurajuar. Kështu ndodhi edhe kundër Flamurtarit, ku mosha që kemi dhe emri apo fusha e kundërshtarit të përfshinin nga emocionet. Aktivizimi me skuadrën e parë do të na shërbejë për të hedhur hapin e madh dhe evidentimin e vlerave e mundësive tona”.

EDI SPAHIU- PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"