Klubi ishullor “masakron” Barçën në finalen e Champions në futsal! Duka u dorëzon trofeun kampionëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2024 | 16:00

Klubi ishullor “masakron” Barçën në finalen e Champions në futsal! Duka u dorëzon trofeun kampionëve

Në Jerevan të Armenisë u zhvillua finalja e madhe e UEFA Futsal Champions League 2023-2024 mes Barcelonës dhe Palma.

palma duka

Një derbi spanjoll në finalen e madhe, që ofroi spektakël për tifozët e pranishëm në “Demirchyan Arena SCC”, e mbushur me emocione e gola dhe që përfundoi me fitoren e madhe të ekipit spanjoll Palma me rezultatin 5-1.

Kësisoj klubi që i përket ishullit të Majorkës, Palma, u kurorëzua për të dytin vit radhazi kampione e Europës në Futsal.

I pranishëm në këtë sfidë ishte edhe Zv. Presidenti i UEFA-s, Armand Duka, i cili në përfundim të sfidës dorëzoi medaljet dhe trofeun ekipit të Palmës në ceremoninë e organizuar nga UEFA.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"