Në Berat janë të sigurt, kapiteni Karamani: Sezonin e finalizojmë me titull

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2020 | 20:48

Në Berat janë të sigurt, kapiteni Karamani: Sezonin e finalizojmë me titull

Mes dëshirës së madhe të rikthimit në fushën e stërvitjes, si dhe padurimit për ta mbyllur po në fushë një sezon që është konsideruar i suksesshëm, lojtarët presin të mësojnë detajet e rifillimit nga puna.

TOMORI

Kapiteni i Tomorit, Fatjon Karamani, e ka përshkruar në këtë mënyrë pritjen e gjatë dhe gatishmërinë e skuadrës për rinisjen e kampionatit:

“Jemi plotësisht të gatshëm për të zbritur në fushë dhe kam bindjen e plotë se te Tomori nuk do të jetë aspak problem që të rikthehemi në nivelin e mëparshëm të formës sportive. Dëshira jonë e madhe është për ta finalizuar në fushë rrugën e nisur drejt titullit. Jam i sigurt se do të jemi në formën tonë maksimale sportive”, ka thënë kapiteni i beratasve, Karamani.

Edi Spahiu – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"