Ndryshon axhenda, ja ku do të luhet miqësorja mes Vllaznisë dhe Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2020 | 20:24

Ndryshon axhenda, ja ku do të luhet miqësorja mes Vllaznisë dhe Teutës

Një ndryshim i minutave të fundit, për sa i përket miqësores Vllaznia-Teuta. E planifikuar për t’u zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, kjo përballje është zhvendosur në “Loro Boriçi”, të Shkodrës.

Vllaznia-Teuta

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi kuqeblu, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare. Ora mbetet e njëjtë, 16:00. Vlen të theksohet fakti që testi miqësor mes Vllaznisë dhe Teutës do të transmetohet live edhe në RTSH Sport.

Vllaznia-Teuta

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"