Ndryshime të mëdha në klubin e njohur shqiptar, djali i Fadil Vokrrit gati të marrë “frenat”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 20:48

Ndryshime të mëdha në klubin e njohur shqiptar, djali i Fadil Vokrrit gati të marrë “frenat”

Djali i ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri pritet që të marrë postin e presidentit të klubit të futbollit të Prishtinës.

auto_gramoz_Vokrri1551978991

“Gazeta Metro” shkruan se në klubi prishtinas po kryhen ndryshime në radhët e aksionerëve dhe financuesve të klubit, ku kapitali nuk do të menaxhohet nga 15 aksionerë, por vetëm nga 2 persona: biznesmeni Remzi Ejupi dhe Rrahman Haradini.

Për sa i përket strukturës drejtuese, Gramoz Vokrri pritet të marrë besimin e Ejupit dhe Haradinit.

1280px-FC_Prishtina_Stadium

Kujtojmë që vitin e kaluar, ai u largua nga pozicioni i anëtarit të FFK-së pas përplasjeve të disa klubeve të futbollit të Kosovës me presidentin Agim Ademi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"