Ndryshim drastik i ish-lojtarit të Interit, shikoni si është transformuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 14:04

Ndryshim drastik i ish-lojtarit të Interit, shikoni si është transformuar

Ish-mesfushori i Interit, Fredi Guarin u rikthye në futbollin kolumbian pasi kishte luajtur në liga të ndryshme në Europë përfshirë dhe Italinë, duke kaluar nëpër Kinë dhe Brazil më pas.

GUARIN

Mesfushori 34-vjeçar debutoi me fanellën e Millonarios, pas 15 vitesh, 8 muaj e 9 ditë që nga ndeshja e tij e fundit në Kolumbi ndaj Envigado.

Mesfushori hyri në pjesën e dytë, në fitoren 1-0, dhe mori kritika nëpër rrjet për peshën e tij të madhe.

Debutimi i Fredi Guarin është padyshim një nga më të rëndësishmit në futbollin kolumbian për vitin 2021. Mesfushori u kthye në vendlindje për të veshur ngjyrat e ekipit të dashurisë së tij dhe këtë të shtunë ai bëri paraqitjen e tij zyrtare, në fitoren 1-0 ndaj Envigado, duke luajtur nga minuta 70’.

Shumë tifozë e kritikuan pamjen e tij fizike pasi kishte shtuar disa kilogram të tepërta.

Ajo që askush nuk dyshon është kontributi i tij në futbollin kolumbian. Në fakt, në atë të mëparshmin, trajneri Alberto Gamero e përshkroi nënshkrimin e Guarín si “shumë të rëndësishëm” dhe tha se ata do të jenë të durueshëm, duke i dhënë minuta pak nga pak, ndërsa ai akomodon veten në grup dhe të rigjejë formën e tij më të mirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"