Ndodh në Kategorinë e Parë, Burreli nuk respekton “Fair Play” dhe shënon në portën e Besëlidhjas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2018 | 13:37

Ndodh në Kategorinë e Parë, Burreli nuk respekton “Fair Play” dhe shënon në portën e Besëlidhjas

Besëlidhja vuan që në ndeshjen e parë. Një 3-pikësh që të bën me zemër ai i lezhjanëve në takimin e djeshëm në fushën e tyre përballë Burrelit. Edhe pse realizuan që në minutën e 4-t, miqtë arritën të barazonin në pjesën e dytë. Më pas, Besëlidhja tenton me forca të shumta dhe shënon golin e fitores në minutën e tretë shtesë me penallti.

Beselidhja-540x336

Ndeshja – Takimi nis mjaft i fortë ku të dyja skuadrat kanë ndërmarrë aksione të rrezikshme drejt portave respektive. Në minutën e 3-të ka qenë Liçaj që kroson drejt portës, por Selaci pret në pozicion. Goli vjen shpejt. Në minutën e 4-t është Kamara nga e majta që shërben për Pashën në zonë që godet saktë dhe kalon Besëlidhjen në avantazh. Pas pësimit të golit, matjanët shtrëngojnë radhët e mbrojtjes dhe mesfusha e sulmi ngrihen në lartësinë e duhur. Në të 17-ën ishte Stana për matjanët që provon nga rreth 20 metra, por Bajri në gatishmëri pret topin.

dfgdf

Në të 23-ën është Pasha që sulmon i vetëm, duke shmangur tre futbollistë miq, por kur hyn në zonë i ndërhyn saktë një lojtar mik. Në të 26-ën janë miqtë matjanë që sulmojnë dhe shënojnë në një moment, por goli është i parregullt. Pjesa e parë mbyllet me një aksion të bukur të lezhjanëve. Një kombinim i bukur mes Pashës dhe Dollanit, ky i fundit gjuan sapo shkel në zonën matjane, por pret Selaci. Fraksioni i dytë nis ashtu si i pari ku që në të 47-ën, futbollistët lezhjanë hyjnë në zonën mike, duke e dërguar topin deri në vijën fatale që e largon mjaft mirë mbrojtësi Danaj. Në të 64-ën ndërpritet takimi për shkak të një dëmtimi. Dhe në të 68-ën, miqtë nuk respektojnë “Fair Play” dhe kryejnë rivënien anësore, duke shënuar me anë të Mustafajt. Vendësit protestojnë, por goli është i rregullt dhe 1- 1. Pas barazimit matjanët shtojnë numrat në mbrojtje, ndërsa Besëlidhja fuqizohet në sulm. Vendësit krijojnë disa raste, por mungon finalizimi. Miqtë ngjishen në mbrojtje dhe vetëm largojnë topin. Në minutën e tretë shtesë ka penallti për vendësit pas ndërhyrjes së ashpër të një mbrojtësi mik. Nga pika e bardhë është Pasha që godet saktë dhe shënon golin e dytë dhe të fitores për Besëlidhjen. Një 3-pikësh shumë i rëndësishëm për lezhjanët në këtë start kampionati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"