“Ndeshjen me Izraelin e kishim në dorë, gabimet na kushtuan”, Hysaj: E ardhmja ime do të jetë te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2022 | 14:14

“Ndeshjen me Izraelin e kishim në dorë, gabimet na kushtuan”, Hysaj: E ardhmja ime do të jetë te…

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj ka folur në konferencën për shtyp përpara sfidës ndaj Estonisë. Ai është rikthyer të flas për ndeshjen ndaj Izraelit duke theksuar se gabimet në fushë i kushtuan humbjen skuadrës.

bandicam 2022-06-12 14-02-35-327

Gabimet?

Trajneri ka te drejtë sepse duke rishikuar ndeshjen kemi bere gabime taktike dhe këto nuk duhen te përsëriten sepse jemi lojtar qe luajmë ne liga kryesore duhet te tregohemi me te kujdesshëm. E kishim përgatitur ndeshjen dhe e dinim që do të kishte kundërsulme, por prap nuk i evituam dot gabimet. Me Izraelin ishte një ndeshje që e kishim në dorë gabimet na kushtuan humbjen. Shpresoj që ato mos të përsëriten më.

Sezoni i lodhshëm?

Është e vështirë, por unë jam profesionist dhe gjendem gjithmonë gati në urdhrat e trajnerit, ashtu si edhe të tjerët. Ka dhe prurje të reja që trajneri do ti provoje dhe është diçka e mirë sepse kemi nevojë për këta çuna të rinj.

Lacio?

Kam edhe 4 vite kontratë te Lacio, do vazhdoj aty dhe shpresoj te jem me mirë se vitin e kaluar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"