Ndeshje për “play off”, shikoni sfidat e ditës së sotme në Kategorinë e Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2020 | 9:14

Ndeshje për “play off”, shikoni sfidat e ditës së sotme në Kategorinë e Dytë

Do të luhen ditën e sotme 2 ndeshje në Kategorinë e Dytë, të vlefshme për “play off” në grupin A.kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x237

Luzi 2008 që doli në vendin e dytë në kampionat me 53 pikë, përballet me Gramshin që e mbylli kampionatin në vendin e 5-të me 38 pikë. Pritet të jetë një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, të cilat do të përpiqen të marrin maksimumin nga kjo ndeshje.

Ndeshje tjetër interesante është edhe ajo mes Partizani B dhe Sopotit, me kryeqytetasit që e mbyllën në vendin e 3-të me 45 pikë, ndërsa Sopoti në vendin e 4-t me 41 pikë. Të dyja ndeshjet do të luhen duke filluar nga ora 17:00.

Ndeshjet, Play Off:

Luzi 2008 – Gramshi 17:00

Partizani B  – Sopoti 17:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"