Ndeshje emocionuese në Laç, në fund ekipet ndajnë nga një pikë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2018 | 14:03

Ndeshje emocionuese në Laç, në fund ekipet ndajnë nga një pikë (VIDEO)

Ka përfunduar në Laç takim midis vendasve dhe Luftëtarit në barazimin 2-2.

SHKURTAJ-GOL

Dy pjesë tërësisht të ndryshme pasi në pjesën e parë dominoi tërësisht Luftëtari, duke shënuar një gol dhe duke bërë disa raste. Në pjesën e dytë përsëri e filluan miqtë miqtë, duke shënuar edhe golin e dytë me anë të Rrocës.

laci luftetari

Por më pas vendasit u zgjuan dukë shënuar dy gola dhe duke rrezikuar dhe të fitonin sfidën. Një ndeshje plot raste, dyluftime, kartona dhe emocione, por në fund ekipet ndanë vetëm, nga një pikë.

LAÇI-LUFTËTARI 2-2

MINUTË PAS MINUTE

94′ Mbyllet sfida në barazim, Laçi 2-2 Luftëtari.

93’ Tenton Xhekson me një goditje me të majtën nga jashtë zone, por pret portieri Selmani.

92’ Asistenti i Mezanit, Gjetani ndëshkohet me karton të kuq për protesta nga stoli.

90’ Katër minuta shtesë.

88’ Del nga fusha Bregu për ti lënë vendin Lamces.

88’ Tjetër aksion me protagonist Bregun, por goditja e tij devijohet nga mbrojtja laçiane.

82’ Jakovlevic kërcënoi portën e Laçit me një goditje me kokë që shkoi shumë pranë shtyllës.

81’ Sefgjini rrezikoi të ndëshkohej përsëri me të verdhë pas një faulli ndaj Demos, por arbitri akordoi vetëm goditje dënimi.

79’ Ndëshkohet edhe Rraca pas një faulli teknik. Do të mungojë në ndeshjen ndaj Vllaznisë. Mungesa e tretë për Luftëtarin pas Aleksit dhe Jakovleviç.

78’ Mbrojtësi i Laçit, Sefgjini ndëshkohet me karton të verdhë.

70’ Zëvendësim edhe për Laçin. Del nga fusha autori i golit të parë, Shtubina dhe hyn në fushë Xhixha.

70’ Lëvizja e dytë për Luftëtarin. Largohet Toledo dhe hyn në fushë Demo.

65’ Aleksi ndëshkohet me kartonin e radhës të verdhë pas protestave. Karton i verdhë i dytë për të dhe tani e lë ekipin me 10 lojtarë.

64’ GOOOOOOOOL Ndizet sfida në Laç, vendasit barazojnë rezultatin pas gafës së Ruçit.

59’ Zëvendësimi i parë për Luftëtarin. Rapo futet në fushë dhe zë vendin e Ramadanit.

53’ Aleksi ndëshkohet me të verdhë pas protestave.

52’ GOOOOOOOOOOOOOOL Shtubina shkurton rezultatin, shënon golin e parë për Laçin në këtë takim.

48′ GOOOOOOOOOL Eduart Rroca shënon edhe golin e dytë për Luftëtarin.

46’ Zëvendësimi i parë për Laçin, Del Bardhi dhe futet Lushkja.

45’+2 Mbyllet pjesa e parë, Laçi 0-1 Luftëtari.

45’ Dy minuta shtesë.

45’ Nika kërcënon portën e Ruçit nga goditja e dënimit. Largon portieri më vështirësi.

44’ Jakovleviç ndëshkohet me karton të verdhë. Kartoni i dytë i verdhë për gjirokastritët.

40’ Super Vasil Shkrtaj që driblon mbrojtjen e Laçit, dhe nxjerr në pozicion të mirë Bregun, i cili gjuan keq jashtë kuadratit të portës.

35’ Rrezikon përsëri Laçi pas një kundërsulmi. Gjuajtja e Shtubinës ndalet nga Ruçi.

31’ Shumë pranë golit Gjoni. Goditja e tij me kokë shkon shumë pranë shtyllës së portës ë mbrojtur nga Ruçi.

30’ Sefgjini kroson topin nga goditja e dënimit. Largon topin mbrojtja gjirokastrite dhe topi shkon në këmbët e Nikës, i cili gjuan, por pret portieri Ruçi.

27’ Kundërsulm i skuadrës gjirokastrite, por Sefgjini mbyll aksionin.

22’ Uzuni nis një kundërsulm të shpejtë, por Toledo e ndal me faull. Karton i verdhë për Toledon.

13’ Bregu rrëzohet në zonë nga Fangaj. Ky i fundit ndëshkohet me karton të kuq. Goditje dënimi për Luftëtarin.


2’ GOOOOOOOOOL Kalon në avantazh Luftëtari me anë të Shkurtaj, i cili huton tërësisht mbrojtjen e Laçit.


1’ Nis Sfida në Laç.

FORMACIONET ZYRTARE

LAÇI: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjinaj, Jonuzi, Bardhi, Eskerda, Nika, Uzuni, Shtubina. Trajner: Gentian Mezani

LUFTËTARI: Ruçi, Toledo, Jakovljeviç, Beqiri, Xhekson, Aleksi, Ramadani, Rroca, Bregu, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika

Gjyqtar: Klajdi Kola

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"