Ndeshja ndaj Shkumbinit, Kanarsa: Kjo transfertë është jona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2022 | 13:01

Ndeshja ndaj Shkumbinit, Kanarsa: Kjo transfertë është jona

Apolonia kërkon fitoren në Peqin. Juri Kanarsa nuk e parashikon të lehtë, por as të pakalueshme. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport, trajneri italian thotë:

Juriy KANARSA

“Faza e dytë ka nisur vrullshëm për ne. Pasi morëm pikë në Shijak, nesër (sot) luajmë sërish në transfertë. Na pret Shkumbini këtë herë dhe qëllimi është që të marrim fitoren.

Grupi është i plotë dhe gati, ndaj mendoj se do ia dalim. Pikët janë qëllimi ynë dhe mendoj se kjo transfertë do t’i vendosë pikat mbi ‘i’ për objektivat tonë sezonal.

Kishim nevojë për përforcime dhe afrimet e bëra na ndihuan shumë, veç konkurrencës, i kanë dhënë tjetër impuls lojës sonë.

Përshtatja e tyre me lojtarët e tjerë ka qenë e shpejtë, aq sa të dy kishin minuta të konsiderueshme në ndeshjen e parë të këtij viti. Presim edhe një sulmues, por ende nuk mund të flasim për zyrtarizime”.

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"