Ndeshja kundër Butrintit, mbrojtësi i AF Elbasanit sheh vetëm fitore: Për të kapur kreun, ndalohen gabimet!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2022 | 11:17

Ndeshja kundër Butrintit, mbrojtësi i AF Elbasanit sheh vetëm fitore: Për të kapur kreun, ndalohen gabimet!

AF Elbasani do të presë të dielën në “Elbasan Arena” Butrintin me synimin e vetëm për të dalë me tri pikë nga kjo përballje. Verdheblutë pritet që të kenë edhe mbështetjen e tifozërisë, ndaj fitorja është kthyer në një detyrim për ta.

AF ELBASANI

Të besuarit e Gentian Stojkut vijnë pas tri pikëve në tavolinë me Delvinën, teksa do të kërkojnë të ruajnë ecurinë pozitive për të qëndruar sa më pranë kreut.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, mbrojtësi Endri Duka duket optimist para ndeshjes me sarandjotët dhe se objektiv mbetet vetëm fitorja.

“Për ne çdo ndeshje ka vlerën e tri pikëve, si në shtëpi ashtu edhe jashtë. Edhe me Butrintin për këtë objektiv do të hyjmë në fushë, për më tepër që luajmë para tifozëve tanë dhe nuk na lejohet asnjë hap fals.

Duam të ngjitemi sa më parë në krye të klasifikimit, sepse objektivat janë të qartë për ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Jemi të ndërgjegjshëm që përpara nuk ka asnjë ndeshje të lehtë, por mendoj se i kemi kapacitetet dhe kualitetet për të dalë me një fitore”, u shpreh për gazetën mbrojtësi elbasanas.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"