VIDEO/ Egnatia i jep fund makthit të ndeshjeve pa fitore, një gol i mjafton për të mundur Kukësin dhe blinduar vendin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2024 | 23:56

VIDEO/ Egnatia i jep fund makthit të ndeshjeve pa fitore, një gol i mjafton për të mundur Kukësin dhe blinduar vendin e parë

Egnatia i ka dhënë fund sot serisë prej 7 ndeshjesh pa fitore në Superiore, duke mundur me shifrat 1-0 Kukësin për të siguruar që edhe në fund të kësaj jave të jetë ekipi rrogozhinas në majën e renditjes së kampionatit.

bandicam 2024-03-29 15-06-17-207

Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova ka dominuar sfidën, e ndihmuar edhe nga një gol i shpejtë i Zejnullait që i dha qetësinë në vijimin e takimit, ku shpërdoroi disa raste të mira për të shënuar.

Kukësi u përpoq deri në fund, por u ndal nga mbrojtja e vëmendshme e vendasve dhe portieri Sherri, që mbrojtën mirë avantazhin deri në fund, duke siguruar tre pikë që i japin më shumë qetësi për vijimin e kampionatit.

EGNATIA-KUKËSI 1-0
Zejnullai 6′

NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Egnatias.

90’+4’ Fejzaj nga distanca vë në provë refleksin e Sherrit i cili shpëton portën e tij me një devijim vendimtar mbi traversë. (VIDEO)

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

87’ Xhoel hyn në zonë nga e majta dhe rrëzohet pas një kontakti me Mingos. Vendasit pretendojnë për penallti, por gjyqtari vazhdon lojën. (VIDEO)

82’ Zejnullai ndëshkohet me karton të verdhë pas një mbajtje ndaj Talentos.

81’ Drame merr topin në mesfushë dhe tenton të majtën nga distanca, duke fituar një goditje nga këndi pas një devijimi të mbrojtësve.

79’ Sherri ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa loje.

79’ Fejzaj dhe Duka hidhen në fushë në vend të Lamçes dhe Zenunajt në radhët e Kukësit. Nga ana tjetër, Ibrahimoglu dhe Fernando i bëjnë vend Lubas dhe Ahmetajt në radhët e Egnatias.

76’ Solodovnikov fiton një goditje nga këndi, por në ekzekutimin e saj është Sherri i cili kontrollon gjithçka me një dalje ajrore.

71’ Zëvendësim i dyfishtë të Egnatia me Xhoel dhe Drame të cilët marrin vendin e Montenegros dhe Spahiut.

68’ Salami nga e djathta tenton të kalojë tre mbrojtës për të gjuajtur në portë, ndërhyrja e Malotës largon sferën në këndore.

62’ Ndreca harkon në zonë nga e majta për Montenegron, i cili nuk ia del të godasë sicc duhet duke i mundësuar mbrojtësve që të largojnë sferën.

61’ Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

60’ Zenunaj ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Montenegros.

59’ Momoh dhe Talento hyjnë në fushë në vend të Beshirajt dhe Hasajt te Kukësi.

54’ Ndreca tenton nga distanca, Tafas pret në pozicion.

53’ Top i gjatë nga e majta në zonë i Fernandos, sfera shkon te Spahiu i cili gjuan por bllokohet nga mbrojtësit kundërshtarë. (VIDEO)

50’ Luftë e fortë në pjesën e dytë, me skuadrat që nuk kursejnë tashmë edhe ndërhyrjet e ashpra duke shkaktuar vazhdimisht ndalje të lojës e polemika.

46’ Rinis ndeshja pa ndryshime në radhët e dy ekipeve.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Egnatias. 

45’+1’ Spahiu pason saktësisht për Montenegron në zonë, ky i fundit vonohet dhe humb mundësinë për të gjuajtur, duke shkaktuar më pas faull. (VIDEO)

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

41’ Montenegro shpërthen në zonën e verilindorëve dhe me forcë krijon hapësirën për të gjuajtur mes mbrojtësve, por ndalet nga Tafas.

32’ Salami nga e djathta gjen mundësinë për të gjuajtur dhe provon të vërë në vështirësi Sherrin, ky i fundit është në pozicion dhe kontrollon pa probleme.

31’ Ibrahimoglu pason për Fernandon në pozicion ballor me portën, braziliani fluturon sferën mbi katërkëndorin e Tafas.

24’ Spahiu dhe më pas Zejnullai rrëzohen në zonën e Kukësit, për gjyqtarin nuk ka asgjë të parregullt dhe loja duhet të vazhdojë. (VIDEO)

21’ Kundërzbritje e shpejtë e Egnatias, topi shkon te Spahiu i cili në kufijtë e zonës lëshon një gjuajtje të fortë me të majtën që ndalet në traversë. (VIDEO)

20’ Një top i shkelmuar nga Aleksi sjell një moment tensioni mes tij dhe Salamit, por gjithçka zgjidhet më pas nga ndërhyrja e gjyqtarëve. (VIDEO)

17’ Ibrahimoglu harkon nga e majta në qendër të zonës, Tafas del dhe grushton sferën.

16’ Egnatia mbyll mirë çdo hapësirë për të mos lejuar Salami dhe Solodovnikov të shfaqen para Sherrit.

9’ Ndreca ka hapësirë në krahun e majtë dhe hyn në zonë, Zhongo me një ndërhyrje i heq topin nga këmbët.

6’ GOOOL EGNATIA! Aksion në krahun e djathë të sulmit të Egnatias, topi kthehet në qendër për Zejnullain i cili gjuan dhe mposht Tafas. (VIDEO)

1’ Nis dueli në Rrogozhinë.

FORMACIONET ZYRTARE

EGNATIA: Sherri, Dylis, Malota, Fangaj, Ndreca, Zejnullai, Aleksi, Fernando, Spahiu, Ibrahimoglu, Montenegro.
Trajner: Edlir Tetova

KUKESI: Tafas, Lala, Zhongo, Reçi, Zenunaj, Lamce, Mingo, Hasaj, Beshiraj, Salami, Solodovnicov.
Trajner: Bledar Devolli

WhatsApp Image 2024-03-29 at 2.37.24 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"