Ndërrimi i këpucëve i sjell fat Patrik Nonatos, ja pikantet e duelit Erzeni-Kastrioti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2022 | 22:01

Ndërrimi i këpucëve i sjell fat Patrik Nonatos, ja pikantet e duelit Erzeni-Kastrioti

Ndeshja Erzeni-Kastrioti u luajt në një stadium të boshatisur për shkak të dënimit të fushës së klubit shijakas nga Komisioni i Disiplinës. Natyrisht që kjo u ndie shumë te Erzeni, që është mësuar të luajë me mbështetje të zjarrtë. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha pikantet e takimit të zhvilluar dje në “Niko Dovana”.

erzeni

* Patrik Nonato duket se është i fiksuar pas këpucëve që vesh gjatë ndeshjes. Në Shkodër i ndërroi në pushim dhe shënoi, ndërsa edhe dje bëri të njëjtën gjë. E nisi me këpucë që kishin ngjyrë jeshile, ndërsa në 45 minutat e dyta u shfaq me të kuqe. Sulmuesi i Erzenit shënoi golin e barazimit dhe mesa duket është shumë supersticioz.

* Zjarrfikësja pati një vonesë në ardhjen në stadium. * Në fanellat e Erzenit ishte shtuar një tjetër sponsor.

* Trajneri i Kastriotit, Çela, protestoi ashpër për një karton të verdhë që arbitri Xhaja dha ndaj mbrojtësit të majtë, Rami.

* Në minutën e 42-të pati ngacmime të shumta dhe duel të ashpër mes kapitenit të Erzenit, Krasniqi dhe sulmuesit të Kastriotit, Morbek. Arbitri Xhaja ndali lojën dhe paralajmëroi lojtarët për ndëshkime.

* Në momentin e pësimit të golit, trajneri i Erzenit, Xhevahir Kapllani, u dëgjua t’i thoshte mbrojtësit Enk për të markuar në zonë Stojanoviçin e Kastriotit, por braziliani nuk e kuptoi mirë. Kjo kushtoi shtrenjtë, pasi Stojanoviç asistin e golit të Grecës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"