Nderim Nexhipi, kapiteni i ri i Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2014 | 11:45

Nderim Nexhipi, kapiteni i ri i Partizanit

Nderim Nexhipi me franellen e PartizanitAshtu siç e paralajmëroi “Panorama Sport” para disa ditëve, Nderim Nexhipi do të jetë kapiteni i Partizanit të sezonit të ri. Dje të kuqtë në fushën e stadiumit të Kamzës kanë nisur javën përgatitore për takimin e parë të sezonit, ku të dielën janë mysafirë në Laç. Seancës së djeshme, i ka paraprirë vendimi i portierit Alban Hoxha, i cili kishte menduar t’i dorëzojë shiritin e kapitenit Nderim Nexhipit. Madje “gardiani” vendimin e tij e ka sqaruar me disa fjalë para stafit dhe ekipit, gjë e cila është mirëpritur dhe vlerësuar nga të gjithë. Kështu që java e re stërvitore ka nisur me kapiten të ri te “demat”, ku Alban Hoxha tani do të jetë zv.kapiten i të kuqve. Në seancën e djeshme nuk ishin të pranishëm dy “dhëndurët” e rinj, Labinot Ibrahimi dhe Argjend Mustafa, pasi kanë marrë leje nga klubi. Sot, përgatitjet do të vijojnë sërish në Kamzë, ku të kuqtë do të stërviten së bashku me skuadrën kamzalije.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"