Ndërhyrje “karate”, trajneri i del në mbrojtje Bares: Ishte e rastësishme, ja si e motivoi ekipin jashtë fushës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2019 | 8:59

Ndërhyrje “karate”, trajneri i del në mbrojtje Bares: Ishte e rastësishme, ja si e motivoi ekipin jashtë fushës

Mesfushori i Kombëtares, Keidi Bara u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 30-të të takimit ndaj Oviedos që u fitua nga Malaga me rezultatin e pastër 3-0.

bARE

Ndëshkimi erdhi pas një ndërhyrje me karate ndaj kundërshtarit. Bare shpërtheu menjëherë në lot, teksa trajneri i Malagas, Viktor Sançez shkoi për ta inkurajuar. Për fat të mirë ekipi i shqiptarit arriti të triumfonte në një sfidë tepër të rëndësishme. Në konferencën për shtyp trajneri i Malagas, nuk nguroi ta shfajësonte lojtarin e Kombëtares, teksa u shpreh:

keidi bare

“Keidi ka marrë një mospëlqim për veprimin që bëri, por ishte një lëvizje e rastësishme. Ai e kuptoi dëmin që po i bënte ekipit dhe nisi të qante. Nga jashtë po i brohoriste shokëve të skuadrës për ta fituar ndeshjen”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"