“Ndaj Zvicrës luajmë vetëm për fitore”, Luis Enrike: E kam për detyrë ta ndihmoj Ansu Fatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2020 | 20:35

“Ndaj Zvicrës luajmë vetëm për fitore”, Luis Enrike: E kam për detyrë ta ndihmoj Ansu Fatin

Spanja do të luajë sot ndaj Zvicrës ndeshjen e radhës për Ligën e Kombeve. Trajneri Luis Enrike tha në konferencën për shtyp se skuadra e tij do të luajë vetëm për fitore për të siguruar vendin e parë në grup.

enrike

ADAMA – “Adama është një lojtar i veçantë dhe nuk ka të bëjë vetëm me shpejtësinë dhe forcën fizike. Ai ka një mënyrë të shkëlqyeshme për të mbajtur topin dhe është i gjithanshëm. Do ta shihni së shpejti. Një lojtar me profilin e Adama nuk është e lehtë të arrihet dhe ne do të bëjmë më të mirën për ta integruar atë në krah”.

ZVICRA – “Ata janë një ekip i rrezikshëm dhe rezultatet e së kaluarës e tregojnë këtë. Ata meritonin edhe më shumë në ndeshjet e fundit. Zviceranëve u pëlqen të luajnë me presing të lartë dhe janë fizikisht të fortë e të mirë në të dyja fushat. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, edhe pse në letër kemi lojtarë më cilësorë. Do të japim gjithçka që të dalim me tri pikë nga fusha. Gjithsesi, duhet të tregohemi të kujdesshëm”.

ANSU FATI – “Ndoshta u bë shumë bujë kohët e fundit, por kjo nuk është një gjë befasuese pas asaj që bëri në ndeshjen ndaj Ukrainës. Unë dua që ai të vazhdojë të zhvillohet në një mjedis pozitiv pasi ka lojtarë që janë të lindur për të luajtur me kombëtaren dhe detyra ime është t’i ndihmoj ata”, tha Enrike.

MODULI – “Do të ndryshojmë shumë pak gjëra në mënyrën se si do të luajmë. Ndaj Gjermanisë përdorëm një rreshtim ndryshe, sidomos në pjesën e dytë, çka solli rezultat. Gjithsesi, kundërshtari ndryshon nga tjetri dhe për këtë duket të marrim masat tona, por Spanja është një skuadër që sulmon dhe në fushë do të hedh sulmuesit më të mirë që kam”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"