Ndaj Vllaznisë tentohet kthesa, mesfushori është dilema e madhe për Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 20:20

Ndaj Vllaznisë tentohet kthesa, mesfushori është dilema e madhe për Teutën

Teuta, në provën e vazhdimësisë dhe natyrisht atë për të bërë të madhen edhe përballë Vllaznisë.

cYRBJA

Skuadra durrsake deri më tani qëndron e pamposhtur përballë rivalëve direktë, ka barazuar dy herë me Tiranën, ndali në kryeqytet edhe Partizanin kampion, ndërsa i shkaktoi një humbje të hidhur Kukësit, por ndërkohë oshilacionet me skuadrat e gjysmës së poshtme të tabelës janë evidente: 3 gola të pësuar nga Laçi që nisi ringritjen pikërisht kundër Teutës, humbje me Skënderbeun në Korçë. Rendimenti i sulmuesve mbetet një problem konstant për Bledi Shkëmbin. Skuadra shënon pak dhe trajneri, në fakt, përveçse nga Nikaç e Khalid, pret më tepër edhe nga të tjerë elementë për të arritur të kurojë problemin e golit. Gjithmonë ka qenë një ndeshje emocionuese falë dhe objektivave në valle Vllaznia–Teuta e kësaj jave nuk bën përjashtim.

PËRGATIJET – Teuta ka vijuar dje procesin përgatitor në prag të sfidës me Vllazninë që do të luajnë në fundjavë. Në Durrës kanë katër javë pa një fitore, ndaj edhe do të synojnë që të marrin 3 pikët në sfidën e radhës me shkodranët. Gjatë javës së shkuar trajneri Blendi Shkëmbi ka pasur mungesa lojtarësh, ku kapiteni Sherif Kallaku nuk ka qenë për shkak të grumbullimit me Kombëtaren U-21. Ndërkohë që me probleme dëmtimesh janë paraqitur Khalid si dhe Çyrbja.

Por, sulmuesi afrikan është bashkuar me skuadrën ditën e djeshme. Tashmë, trajneri Blendi Shkëmbi pret që të ketë Çyrbjen gati në sfidën e radhës ndaj Vllaznisë. Për gjendjen e tij do të pritet deri në 2-3 ditë para ndeshjes dhe më pas, stafi do të vendosë nëse do ta grumbullojë apo jo në ndeshjen me kuqeblutë, ku durrsakët duan që të marrin me çdo kusht fitoren për të mos iu larguar kreut të klasifikimit. Mungesë e konfirmuar për Teutën është ajo e mbrojtësit Rustem Hoxha, për shkak se ndaj Luftëtarit regjistroi kartonin e 4-t të verdhë.

Zamir Qypi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"