Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare gazetari i njohur sportiv Nexhat Gjuzi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2021 | 13:20

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare gazetari i njohur sportiv Nexhat Gjuzi

Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare gazetari i njohur Nexhat Gjuzi.

nexhat gjuzi

Gjuzi lindi në qytetin e Kavajës më 13 shtator të vitit 1946. Fillimet e karrierës i pati në gazetari, ku deri në vitet ’90 u shqua si një nga gazetarët më të mirë sportiv të kohës.

Një tjetër kontribut i Gjuzit që vlen të përmendet është fakti që ai ishte një ndër themeluesit e Shoqatës së Intelektualëve Myslimanë.

Për disa vite shërbeu si i zgjedhur i Kuvendit të Shqipërisë në poste të rëndësishme shtetërore. Gazeta “Panorama Sport” i shpreh ngushëllime familjes Gjuzi për humbjen e njeriut të shtrenjtë.

Familja ka njoftuar se përcjellja e tij për një banesën e fundit do të bëhet nesër nga shtëpia e tij në zonën e 9-katsheve në Tiranë, në orën 13:00.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"