NBA/ Katër fitore radhazi për Denver, merr kreun në Perëndim, humbasin ekipet pretendente

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2024 | 9:05

NBA/ Katër fitore radhazi për Denver, merr kreun në Perëndim, humbasin ekipet pretendente

Ndryshon përsëri kreu i renditjes në Konferencën e Perëndimit në NBA. Tashmë janë kampionët në fuqi të Denver Nagets ata që udhëheqin, duke treguar se jo vetëm janë ekipi më në formë me katër fitore rresht, por pretendentë sërish për titull.

denver nuggets

Së fundmi, Denver mundi në transfertë 100-88 Majemi Hit në përballjen mes dy ekipeve pretendente për titull në NBA nga të dyja konferencat. Porter me 25 pikë mori rolin e liderit në këtë sfidë për miqtë, lojtar që mungoi te skuadra nga Florida.

Ndërkohë, dy skuadrat e tjera pretendente në Perëndim, kanë humbur dhe rrezikojnë “play-off”. Bëhet fjalë për Lejkërs dhe Golden Stejt. Ekipi i Sakramento, falë “triple double” të Sabonis, mundi 120-107 Lejkërs. Të gjithë titullarët e Kings realizuan mbi 14 pikë, duke i bërë të pavlefshme 28 pikët e Rives për miqtë.

Ndërsa skuadra e Dallasit mundi 109-99 Golden Stejt, ndeshje ku dyshja Irving-Doncic realizoi 44 pikë së bashku.

REZULTATET

Detroit – Toronto 113-104

Orlando – Brooklyn 114-106

Indiana – Chicago 129-132

Miami – Denver 88-100

Memphis – Charlotte 98-110

New Orleans – Cleveland 95-116

Dallas – Golden State 109-99

Portland – Atlanta 106-102

Sacramento – Lakers 120-107

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"