NBA/ Bostoni nuk njeh rivalë, Denver bie pas 5 fitoreve radhazi dhe nuk kap kreun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2024 | 10:46

NBA/ Bostoni nuk njeh rivalë, Denver bie pas 5 fitoreve radhazi dhe nuk kap kreun

Ekipi i Bostonit konfirmon edhe njëherë tjetër lidershipin e tij në NBA, duke fituar 130-104 ndaj Uashington dhe mbetet skuadra e vetme mbi 50 fitore këtë sezon, duke e cuar numrin total në 53 dhe shkëputur edhe më shumë në krye të renditjes në Lindje.

boston

Sëlltiks bënë një tjetër ndeshje të mirë, ku u dalluan Tetum dhe Hauzer, me nga 30 pikë secili. Kjo ishte fitorja e pestë radhazi për Bostonin, i cili jo vetëm që ka siguruar pjesëmarrjen në “play-off”, por edhe vendi i parë në Lindje nuk duket më problem, pasi është 9 fitore para të tjerave, kur mbetet edhe cereku i sezonit të rregullt.

Pa probleme fitoi edhe skuadra tjetër pretendente në Lindje, ajo e Miloukit, që mundi 140-129 Feniks Sans, ndeshje ku Lilard e Portis realizuan nga 31 pikë secili për Baks, që mbajnë vendin e dytë dhe duken të qetë për të shkuar në “play-off”.

Në Perëndim spikati përballje e dy skuadrave pretendente. Dallas mundi 107-105 Denver në fushën e tij, ku protagonist ishte Luka Doncic, që realizoi 37 pikë e 10 ribaund. Për kampionët në fuqi të Denverit u dallua Mërrej me 23 pikë, por zhgënjeu Jokic. Denver bie pas 5 fitoreve radhazi, por mbetet vetëm një fitore larg kreut.

REZULTATET

Milwaukee – Phoenix 140-129

Detroit – Miami 101-104

Dallas – Denver 107-105

Washington – Boston 104-130

Orlando – Toronto 111-96

San Antonio – Brooklyn 122-115

Clippers – Atlanta 93-110

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"