NBA/ Antetokounmpo rekord pikësh, Bucks fitojnë ndaj Indiana Pacers

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2023 | 13:26

NBA/ Antetokounmpo rekord pikësh, Bucks fitojnë ndaj Indiana Pacers

Në NBA vijojnë takimet e sezonit të rregullt në të dyja konferencat, teksa dje u luajtën 9 përballjet e radhës. Në këto sfida u shënua një tjetër rekord sezonal, më konkretisht në ndeshjen ndërmjet Milwaukee dhe Indiana Pacers, teksa Giannis Antetokounmpo realizoi plot 64 pikë dhe 14 rebound për Bucks.

fgjh

Basketbollisti grek ishte i papërmbajtshëm në parket, duke vendosur rekord për këtë sezon pas një paraqitjeje monstruoze. Ky është edhe rekordi i tij personal në NBA, ndërkohë që ndeshja pati edhe momente tensioni me disa sherre të vogla si në parket, gjithashtu dhe pas saj, në dhomat e zhveshjes. Rekordi absolut i pikëve në një ndeshje në NBA i përket legjendës Wilt Chamberlain me 100 pikë për Philadelphia Warriors në fitoren 169-147 ndaj New York Knicks në vitin 1962. Duke i rikthyer te ndeshja, Milwaukee triumfoi me rezultatin 140-126 ndaj Pacers dhe tashmë ngjitet në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes së bashku me Boston Celtics.

Edhe Philadelphia qëndron mes ekipeve pretendente në Lindje pas fitores 129-111 në fushën e Detroit. Joel Embiid protagonist, autor i 41 pikëve e 11 rebound. Ishte fitorja e katërt radhazi për Philadelphian, e cila është vetëm një hap larg dy skuadrave të kreut në vendin e tretë. Në Perëndim rikthehet te fitorja skuadra e Los Angeles Lakers, që mundi 122-119 San Antonio, në një ndeshje të hapur deri në fund. Davis ishte protagonist për ekipin kalifornian, autor i 37 pikëve e 10 rebound, ndërsa 30 pikët e Wembanyama për Spurs mbetën për statistikë. LeBron James mungoi në këtë sfidë. Në ndeshjet e tjera u shënuan këto rezultate: Utah Jazz – New York Knicks 117-113, Phoenix Suns – Brooklyn Nets 112-116, Miami Heat – Charlotte Hornets 115-104, Houston Rockets – Memphis Grizzlies 117-104, Washington Wizards – New Orleans Pelicans 122-142, Toronto Raptors – Atlanta Hawks 135-128.

PEZULLIM PA AFAT PËR GREEN – Ndërkohë Liga në NBA ka marrë edhe vendimin për incidentin në ndeshjen Golden State – Phoenix, të dy ditëve më parë. Draymond Green, humbi toruan në periodën e tretë duke goditur me grusht në fytyrë lojtarin e Suns, Jusif Nurkic. Për këtë gjest të dhunshëm dhe antisportiv, Green është pezulluar pa afat nga NBA. Kujtojmë se rreth një muaj më parë Green ishte dënuar me 5 ndeshje, pasi i vendosi duart në fut francezit Gobert. Tashmë 33- vjeçari, për tu rikthyer në parket duhet të kalojë disa teste që i janë vendosur nga Liga e NBA-së.

REY

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"