Napoli vazhdon të godasë në merkato, klubi italian gjen akordin për të afruar mesfushorin e Totenhemit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2022 | 13:54

Napoli vazhdon të godasë në merkato, klubi italian gjen akordin për të afruar mesfushorin e Totenhemit

Napoli duket se është zgjuar këtë merkato, me klubin italian që ka arritur akordin për transferimin e Raspadorit, Xhiovani Simeones dhe Kejlor Navasit. Por duket se Spaleti nuk ka ndërmend të ndalet me kaq.

tanguy-ndombele-tottenham-hotspur-1633418619-72146

Së fundmi, Napoli ka arritur të gjejë akordin për të afruar në formë huazimi, mesfushorin francez të Totenhemit, Tangui Ndombele.

Francezi nuk është i lumtur me situatën që po kalon me trajnerin Konte dhe prej kohësh ka kërkuar largimin nga Londra.

Duket se tashmë ai do të vazhdojë një karrierë të re në Itali, ku do të përpiqet të ndihmojë Napolin për të arritur objektivat e këtij sezoni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"