“Napoli refuzoi 50 milionë euro për Hysajn”, rrëfehet agjenti: Mbrojtësi pëlqehet shumë nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 14:03

“Napoli refuzoi 50 milionë euro për Hysajn”, rrëfehet agjenti: Mbrojtësi pëlqehet shumë nga…

Elseid Hysaj nuk po kalon një periudhë të mirë te Napoli, për shkak se nuk është një zgjedhje e parë e teknikut Ançeloti.elseid hysaj

Gjatë kohës kur në drejtimin e Napolit ishte trajner Mauricio Sarri, mbrojtësi shqiptar ishte një titullar i padiskutueshëm, ku kishte edhe performanca shumë të mira. Pikërisht për shkak të formës të mirë që po tregonte, për shqiptarin interes të veçantë shfaqën edhe disa nga skuadrat më të forta në Europë.

Diçka të tillë e pranon edhe vetë agjenti i futbollistit, Mario Xhiufredi, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi, thotë se Napoli refuzoi një ofertë 50 milionë euro nga Çelsi dhe tani rrezikon ta humbasë falas. “Nëse Hysaj largohet në janar, do të bëjë atë që duhej të bënte në verë. Nëse nuk largohet në merkaton e ardhshme, atëherë Napoli do ta humbasë atë falas në verë.Mario-Giuffredi-1

Para një viti e gjysmë, Napoli mund të merrte 50 milionë euro nga Çelsi, por ata e refuzuan ofertën. Shkëmbimi me Florencin e Romës? Unë nuk jam në dijeni për diçka të tillë. Hysaj pëlqehet shumë nga verdhekuqtë, por nuk di gjë për një shkëmbim me ndonjë lojtar tjetër. Roma ka nevojë për një mbrojtës të djathtë, pasi Spinacola është një lojtar shumë i mirë, por dëmtohet shpesh. “, u shpreh Xhiufredi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"