“Na u mohua një penallti”, Jyrgen Klop: Mançester Siti vuajti dhe luftoi shumë sot, u treguam të jashtëzakonshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2024 | 22:23

“Na u mohua një penallti”, Jyrgen Klop: Mançester Siti vuajti dhe luftoi shumë sot, u treguam të jashtëzakonshëm

Liverpuli arriti të merrte vetëm një pikë me Mançester Sitin në “Anfield”. Pas sfidës ka reaguar edhe trajneri, Jyrgen Klop.

klop

“Kam parë shumë futboll. Unë nuk mendoj se e kam parë ndonjëherë Mançester Sitin të vuajë se si ata vuajtën dhe luftuan sot në pjesën e dytë. Kam parë kaq shumë shfaqje të bujshme sot. Të gjithë ishin të jashtëzakonshëm. 10 minutat e para ishim në nxitim dhe nuk ishim me mendjen në fushë. Pjesa e dytë ishte më e mira që kemi luajtur ndonjëherë kundër Sitit! Futboll i jashtëzakonshëm ëoë!.

Kontakti Doku-Mek Alister? “Ai mund të godasë topin vetëm sepse këmba e tij është pikërisht aty. Ata thonë: goditi topin. Por nëse topi nuk është aty ai e vret kundërshtarin, këmba nuk ka lidhje me të!”, deklaroi Klop

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"